Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e opozitës.

 

Në janar të këtij viti, shqyrtimi i këtij projektligji u pezullua, për të dëgjuar edhe grupet e interesit, por sipas opozitës, kërkesat e tyre nuk janë reflektuar as në draftin e ri.

 

BUJAR LESKAJ

DEPUTET I PD

“Duhet të dëgjojmë grupet e interesit sepse ju jeni konfuzë me qëllim në projekt-relacion. Duhet të tregoni propozimet e ardhura dhe si janë reflektuar. Ka pabarazi në sektorë të caktuar duke nisur te biznesi i vogël dhe të vetëpunësuarit ku thoni 0%, pastaj kaloni 15% dhe 23%. Ju tatoni edhe ekspertët, ekspertët në fushë fiskale, por edhe ekspertët në fusha të tjera. Ju e keni hartuar projektligjin bazuar në pabarazi. Rëndoni barrën fiskale në shtresën e mesme që duhet ta kemi në qendër të vëmendjes. Këtë armatë të madhe të ekspertëve dhe të njerëzve të mendimit duhet ta lehtësojmë. Të mos e zhvillojmë votimin, por të dëgjojmë shoqatat përsëri.”

 

Por deputetët socialistë argumentuan se shoqatat e biznesit, jo vetëm janë dëgjuar, por një pjesë e kërkesave të tyre edhe janë bërë pjesë e projektligjit.

 

 

BLERINA GJYLAMETI

DEPUTETE E PS

“Nuk bëjnë dot ligj vetëm për një grup interesi, por duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë. Ky ligj rregullon disa deformime ndër vite. Nuk kemi rënduar tatimin për profesionistët e lirë, paga jonë tatohjej shumë herë më shumë se studioja e avokatit, është e padrejtë. Një biznes I vogël nuk tatohet dot njëlloj si me studion e avokatisë sepse të ardhurat nuk janë njëlloj. Një professor do të tatohet njëlloj me një avokat? Pse njëri që është I punësuar të tatohet kështu, ndërsa ai I vetëpunësuar të evadonte? Kjo gjë ka vendosur normën e drejtë të tatimit, shqetësimet e grupeve të interesit janë reflektuar në ligj.”

 

EDUARD SHALSI

KRYETAR I KOMISIONIT TE EKONOMISE

“Nuk mund të kënaqen të gjitha palët, por me këtë cversion, kënaqen shumë nga kërkesat e shumë palëve. Jemi për të garantuar procesin gjithëpërfshirës.”

 

BUJAR LEKSAJ

DEPUTET I PD

“Unë them mendimin tim, ti tund kokën tënde.”

 

Tatimi i profesioneve të lira do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2024. Profesionet e lira si kontabilistë, avokatë, noterë, mjekë do të tatohen me normat 15% kur fitimi neto vjetor është deri në 14 milionë lekë dhe 23% kur fitimi neto në vit është mbi 14 milionë lekë.

 

Latest Posts

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Mos i humbisni

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...