Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Arsenali i armëve në Tiranë/ Gjykata shpall të pafajshëm Fatjon Muratin

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj emrit të njohur për drejtësinë Fatjon Murati, nga “arrest në burg” në...

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim pro evropian. Ata jo vetëm që po izolohen por edhe zvogëlohen”.

Kështu deklaroi për Indeks.mk, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Driton Zenku duke folur për nismën e liderit të BDI-së, AliAhmeti, “Fronti për Europë” si pararojë nga ndikim rus në vend, dhe si iniciativë progresive që vendi të ec pa pengesa drejt BE-së.

“Tek partitë shqiptare, nuk ka lider që do të mund të vepronte ndryshe nga vullneti politik i elektoratit shqiptar. Kur flasim për orientimin pro-perëndimor shqiptarët e kanë ndarë mendjen me kohë, gjë që nuk ndodh tek popullata maqedonase e cila ka hamendjet e veta. Fronti pro-evropian vetëm se betonon bindjen e shumicës së shoqërisë shqiptare dhe pjesërisht shoqërisë maqedonase. Si strategji politike fronti për Evropë që identifikohet me liderin e BDI, AliAhmeti bën një pretrie cezariane në skenën politike. Për disa parti politike paraqet një sprovë të madhe dhe të sikletshme. Duhet të marrin qëndrim karshi elektoratit dhe faktorit ndërkombëtar nëse janë për Maqedoni Evropiane apo do të ndjekin rrugën që dërgon nga Rusia”, deklaroi Zenku për Indeks.mk

“Fronti për Europë”, shprehet më tej ai, paraqet një goditje në kohën e duhur për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut, dhe jo vetëm.

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim pro evropian. Ata jo vetëm që po izolohen por edhe zvogëlohen. Tek partitë shqiptare, nuk ka lider që do të mund të vepronte ndryshe nga vullneti politik i elektoratit shqiptar. Kur flasim për orientimin pro-perëndimor shqiptarët e kanë ndarë mendjen me kohë, gjë që nuk ndodh tek popullata maqedonase e cila ka hamendjet e veta. Fronti pro-europian vetëm se betonon bindjen e shumicës së shoqërisë shqiptare dhe pjesërisht shoqërisë maqedonase. Si strategji politike fronti për Evropë që identifikohet me liderin e BDI, AliAhmeti bën një prerie cezariane në skenën politike. Për disa parti politike paraqet një sprovë të madhe dhe të sikletshme. Duhet të marrin qëndrim karshi elektoratit dhe faktorit ndërkombëtar nëse janë për Maqedoni Evropiane apo do të ndjekin rrugën që dërgon nga Rusia. Me pak fjalë Fronti për Evropë paraqet një goditje në kohën e duhur për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut, dhe jo vetëm”, thekson Zenku.

Në anën tjetër, analisti politik QenanAliu nuk beson se do të ishte një barrikadë për ndikimin rus në vend.

“Nuk mendoj se ‘Fronti për Europë’, do të ishte barrikadë, ndaj zgjerimit e ndikimit rus.Sepse qytetarët e këtij vendi që kanë bindje pro-ruse nuk mund tua shmang një front i tillë. Për mendimin e tim ‘Fronti’, është nocion militarist dhe shpërfaq edhe më shumë antagonizmat në një shoqëri. Unë sugjeroj që presidenti StevoPendarovski të iniciojë formimin e ‘Këshillit kombëtar për integrim Europian’. Ky Këshill do të bashkërendonte ndërtimin e konsensusit institucional dhe shoqëror dhe do të rekomandonte konkretizimin e veprimeve në procesin e integrimit evropian. Kjo do të ishte ideja për kohezion shoqëror e politik”, deklaroi Aliu për Indeks.mk.

Latest Posts

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Arsenali i armëve në Tiranë/ Gjykata shpall të pafajshëm Fatjon Muratin

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj emrit të njohur për drejtësinë Fatjon Murati, nga “arrest në burg” në...

Mos i humbisni

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

30 ushtarë të plagosur nga serbët/ BE: Të ndalet përshkallëzimi i situatës pa kushte

Pas tensioneve të së hënës nata në veri të Kosovës kaloi e qetë, por mëngjesin e kësaj të marte protestuesit janë rikthyer sërish.   Megjithatë deri...