Kërcënimi rus në Zhaporizhzhia/ Kreu i Agjencisë të Energjisë Atomike viziton termocentralin

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ka mbërritur në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia sipas operatorit shtetëror të centralit bërthamor të Ukrainës, Energoatom.

 

Kjo është vizita e tij e dytë që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë.

 

“Këtë herë, Rafael Gross planifikon të shohë se si ka ndryshuar situata në central, të bisedojë me punonjësit bërthamorë që e operojnë atë dhe gjithashtu të garantojë rotacionin e anëtarëve të misionit të përhershëm të Agjencisë, i cili ka punuar në NPP Zaporizhzhia që nga shtatori 2022. ”, tha Energoatom në Telegram.

 

Gross deklaroi të mërkurën se veprimet ushtarake po rriten rreth termocentralit bërthamor të Ukrainës Zaporizhzhia. Rusia ka thënë se është e gatshme të diskutojë situatën e sigurisë në termocentral  me  vëzhguesit ndërkombëtarë pasi presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për shantazh nga rrezatimi.