Megaoperacion në Malësi të Madhe/ Zbulohen sera me mbi 10 mijë rrënjë kanabis

Policia e Malësisë së Madhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër po zhvillojnë një megaoperaicon antikanabis.

 

Në një zonë të Koplikut, në fshatin Bajzë janë evidentuar disa sera ku brenda atyre kishte fidane narkotike, rreth 10 mijë rrënjë fidanë të dyshuar kanabisativa.

 

Operacioni është në zhvillim, dhe s’ka më shumë detaje, nëse ka autor të dyshuar si pronarë të serave ku janë gjetur fidanët.