Pesë persona raportohet të jenë lënduar nga një aksident në fshatin Gllarevë të Klinës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka pohuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa pesë persona kanë pësuar lëndime.
Fillimisht ata janë dërguar për trajtim në Klinë, e më pas edhe në spitalin rajonal të Pejës. Tutje bëhet e ditur se katër prej tyre janë liruar, ndërsa një nga ata po vazhdon trajtimin.
“Rreth orës 18:52, policia ka pranuar informatën se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF në Klinë e më pas edhe në spitalin rajonal në Pejë. Katër persona janë liruar në shtëpi, njëri po trajtohet ende”, tha Gashi.