Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër.
Paraprakisht bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Guerrile, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër. Dyshohet që një plumb rikoshet ka prekur banesën e një efektivi policie në zonë që ka njoftuar sallën operative.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:05. Policia ka kryer veprimet por për shkak të errësirës do të rikthehen edhe njëherë nesër në mëngjes për të parë nga afër zonën, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.