Kryesia e BDI-së me shumicë absolute e miratoi raportin e ekzekutivit

Sot ne Reçicë të vogël të Tetovës Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti mbledhjen e rradhës ne seline partiake, një javë pas mbledhjes së fundit mbi themelimin e frontit europian.

Pas shqyrtimit të punës së ekzekutivit në disa mbledhje të kryesisë me rradhë, Kryetari i BDI-së e vuri ne votim punën e ekzekutivit të partisë me c’rast, me shumicë votash, Kryesia ka miratuar raportin dhe punen që para tyre e kanë prezantuar udhëheqësit e ekzekutivit.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Në prononcimin e tij për mediat pas mbledhjes Ahmeti mes tjerash tha se në demokraci gjithmonë pakica duhet ti bindet shumicës.

”Pasi u dëgjua raporti nga përfaqësuesit në ekzekutiv u hap çështja për diskutim. Pasi u dëgjuan të gjitha palët, u shterën diskutimet, e kam hedhur raportin në votim. Në votim 26 kanë votuar “për” raportin, 6 kanë votuar “kundër” raportit dhe 3 abestinime”, Ahmeti.