Ky projekt i rëndësishëm, do të mundësojë lidhjen me komunikacion rrugor modern midis Shkupit me Tiranën, por në mënyrë indirekte, edhe me Prishtinën, kurse rëndësi të jashtëzakonshme ka edhe në planin rajonal e ndërkombëtar, përfundimi i të cilit pritet në vitin 2027
Më 4 prill vendoset gurthemeli i Korridorit 8. Hedhja e betonit të parë do të bëhet në Tetovë, nga ku fillon edhe aksi i parë i kësaj autostrade që të çon deri në Gostivar dhe në total është i gjatë 17.5 kilometra. Në gurthemelin e Kooridorit 8 përveç kreut shtetëror merr pjesë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)- Ali Ahmeti, përfaqësues të korit diplomatik dhe mysafirë të tjerë të ftuar nga vendi dhe rajoni.
“Së pari do të kemi ndërtimin e një rrugë ndihmëse, paralele që komunikacioni do të hidhet në atë rrugë dhe pastaj do të fillojë zgjerimi dhe ndërtimi i autostradës me parametra europianë. Ajo rrugë do të jetë, ja si mund ta tregojmë, nga autostrada momentale dhe hekurudha në mes të këtyre dyjave që do të hidhet komunikacioni në atë rrugë dhe pastaj do të nisë zgjerimi dhe ndërtimi i rrugës Tetovë-Gostivar”, thonë nga N.P. “Rrugët Shtetërore”.