Shpërthimi në Shën Petersburg/ Zelensky: Nuk kam koment, Moska të kujdeset për qytetet e saj

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar të komentojë shpërthimin e së dielës në Shën Petersburg që vrau gazetarin rus, Vladlen Tatarsky.

 

Gjatë një turneu në rajonin verior të Chernihiv, Zelensky deklaroi se duhet të jetë Moska ajo që shqetësohet për këtë ngjarje, duke shtuar se ai ka prioritet kujdesjen për qytetet e tij.

 

 “Rreth Shën Petersburgut. Nuk po mendoj se çfarë po ndodh në Shën Petersburg, apo në Moskë. Ata duhet të mendojnë. Rusia duhet të mendojë për qytetet e saj. Unë jam duke menduar për vendin tonë dhe qytetet tona”, tha ai.

 

Rusia ka arrestuar një aktiviste kundër luftës të quajtur Daria Trepova në lidhje me shpërthimin që vrau Tatarsky dhe plagosi të paktën 32 të tjerë në një kafene të dielën.