Ambasadorja Aggeler me fjalë të mëdha për projektin Korridori 8: Investim për Maqedoninë e Veriut dhe vendeve që lidhen me të

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler pas pjesëmarrjes në ceremoninë e vendosjes së gurrthemelit të projektit Korridori 8, shkruan se është një investim që do të lidh gjithë vendet e rajonit.

E nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të autostradës së Korridorit 8 së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zyrtarët e Bechtel dhe Enkas. Ky është një investim i të ardhmes së Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendeve të lidhura përmes Korridorit 8 dhe më gjerë, shkruan në statusin e saj, ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler.