Presidenti francez viziton Kinën/ Macron: Pekini mund të gjejë rrugën drejt paqes në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë të mërkurë se Kina ka një rol të rëndësishëm në gjetjen e një rruge drejt paqes në Ukrainë.

 

Në nisje të vizitës së tij tre ditore në Pekin përpara takimit me homologun e tij Macron tha se do të kërkojë angazhimin e Kinës për zgjidhjen e konfliktit duke marrë parasysh marrëdhëniet e kësaj të fundit me Moskën.

 

EMMANUEL MACRON

 

PRESIDENT I FRANCES

 

” Kina, me marrëdhëniet e saj të ngushta me Rusinë, të cilat janë riafirmuar kohët e fundit, ka përgjegjësi të përbashkët për paqen dhe stabilitetin. Bazuar kjo në kundërshtimin e Pekinit ndaj përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë, si dhe propozimin për paqen midis Kievit dhe Moskës.”

 

Vizita e Macron në Kinë do të fokusohet gjithashtu në ruajtjen dhe ribalancimin e lidhjeve tregtare të Kinës me Evropën, si dhe mbrojtjen e interesave franceze në Azi-Paqësor.

 

Presdenti francez do të zhvillojë bisedime të enjten me homologun Xi jinping dhe udhëheqës të tjerë kinezë dhe do të marrë pjesë në një darkë shtetërore në mbrëmje.

 

Përpara vizitës së tij në Pekin, Macron bisedoi me presidentin e ShBA Joe Biden dhe të dy ranë dakord që Kina mund të jap një kontribut domethënës sa i përket konfliktit Rusi-Ukrainë si dhe në ndërtimin e një axhende të përbashkët globale.