Vazhdon mot i ftohtë e me reshje të dobëta bore


Të mërkurën mbetet ftohtë, kryesisht me vranësira, e herë-herë shfaqen edhe intervale me diell.

Temperaturat në mëngjes zbresin edhe në -1C deri 2C, e ato maksimale gjatë ditës në rritje të lehtë deri në 5C e 8C, njofton Prishtina Weather.

Kryesisht me vranësira mbetet moti ditën e enjte, pa përjashtuar mundësi për reshje të dobëta bore përreth viseve malore.

Të premten dhe të shtunën intervale me diell e vranësira, por pa mundësi për të reshura.

Ditën e diel orëve të pasdites priten mundësi për të reshura shiu. Temperaturat rriten edhe deri në 11C në fundjavë.