Grubi takon deputeten shqiptare në kuvendin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj: Vetëm barazia shoqërore është garancë për zhvillim

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka takuar deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Duke vlerësur aktivitetin politik të deputetes Lekaj Prljaskaj, Grubi shkruan në Facebook se vetëm koncepti i barazisë shoqërore në një shtet është garancë për zhvillim.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takoja deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj.
Shpreha mirënjohje për angazhimin e saj në përfaqësimin e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera në shtetin kroat. Koncepti i barazisë shoqërore që implementojnë vendet tona është garanca vetme e zhvillimit.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/772679947554859