Memli Krasniqi: Pas marshit fola me Thaçin e Veselin, u ndjenë shumë të inkurajuar nga mbështetja e popullit


Krasniqi: Pas marshit fola me Thaçin e Veselin, u ndjenë shumë të inkurajuar nga mbështetja e popullit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë përcjellë marshin për drejtësi të organizuar në Prishtinë.

Ai thotë se ata e kishin ndjerë përkrahjen e dhënë nga populli para seancës së parë të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Në fakt e kam ditë që ata bashkarisht të gjithë do ta përcjellin nëa të sallonin ku qëndrojën gjatë ditës”, tha ai.

“Ishte emocionuese se do ta dinim se do ta shihnin përkrahjen e madhe për ta. Me Uranin dhe Abelardin arritëm të ishim në seancën e parë, përkundër vonesave të fluturimit. Pas marshit fola me Thaçin dhe Veselin. Jam dëgjuar në telefon pas seancës së ditës së parë dhe e kemi ndjerë se kanë qenë shumë të inkurajuar dhe më të fortë në atë ditë. Në fund kjo gjykatë, gjykimet i shpall në emër të popullit, por populli ishte në Prishtinë. Ishte një udhëtim jo fort i këndshëm për arsye që ishim shkuar, por në anën tjetër kishim një statisfaksion për atë që kishim bërë”, shtoi Krasniqi.