Presidentja Osmani për marrëveshjen në Bruksel: I referohet të zhdukurve me dhunë – s’pres që Serbia ta zbatojë


Osmani për marrëveshjen në Bruksel: I referohet të zhdukurve me dhunë – s’pres që Serbia ta zbatojë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka komentuar marrëveshjen e arritur më 4 prill në Bruksel për çështjen e të pagjeturve nga lufta e fundit.

Ajo tha se dokumenti që ka parë dhe që është dorëzuar nga BE-ja, i referohet “të zhdukurve me dhunë”, gjë që sipas saj, është term që përdoret edhe në konventa ndërkombëtare.

“E dyta, në duhet të jemi të vetëdijshëm se jo gjithçka është sqaruar në takimin e 27 shkurti dhe në takimin e 18 marsit në Ohër, rrjedhimisht edhe ka nevojë për takime shtesë në të cilat edhe do të determinohet sekuencimi i zbatimit të kësaj marrëveshje”, u shpreh Osmani për RTV21.

Tutje, ajo tha se të gjitha nenet e Marrëveshjes së Ohrit janë të rëndësisë së barabartë dhe mund të interpretohen në mënyrë të pavarur.

“Ajo që ne insistojmë vazhdimisht është që pavarësisht veprimeve të Serbisë sepse si presidente nuk kam pritje se do ta respektojnë fjalën e dhënë sepse nuk kanë respektuar asnjëherë me apo pa nënshkrim”.

“Mirëpo çka pres është se zotimet e aleatëve tanë që do ta përkrahin Kosovën në rrugën euroatlantike të realizohen dhe kemi besim të plotë në këtë”, tha Osmani.