8 Prilli – Dita Botërore e Romëve, Grubi: Bashkëjetesa në mes popujve është vlera më e madhe shoqërore që e posedojmë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar të gjithë komunitetin Rom me rastin e Ditës Botërore të Romëve e cila shënohet sot më 8 Prill.

Grubi në urimin e tij shkruan se bashkëjetesa mes popujve tanë është vlera më e madhe që e posdedojmë si shtet, teksa vetëm të bashkuar mund të realizojmë vizionin për një ardhmëri të përparuar.

Urimi i plotë:

Të gjithë bashkëqytetarëve të komunitetit rom ju shpreh sot urime të sinqerta me rastin e shënimit të ditës së tyre ndërkombëtare.

Bashkëjetesa mes veçorive kulturore të popujve tanë dhe respekti i ndërsjelltë janë vlerat më të mëdha shoqërore që i posedojmë, kurse ruajtjen dhe avancimin e tyre e kemi obligim të padiskutueshëm njerëzor.

Sfida të shumta kemi para vetes, por së bashku mund të realizojmë vizionin e përbashkët për ardhmëri të përparuar.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/773747410781446