Mustafa (PDK): Kurti dhe Murati në vend të punës kanë zgjedhur propagandën.
Koordinatori i Financave në PDK, Arben Mustafa, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i cili tha se në vitin 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.
Mustafa tha se Murati ‘paska vazhduar’ me përpjekjet e tij propagandistike për të paraqitur një situatë të lulëzimit të ekonomisë së Kosovës.
“Këtë ‘lulëzim’ të ekonomisë si duket po e sheh vetëm ai dhe kryeministri (Albin Kurti), që në vend të punës si duket kanë zgjedhur propagandën si rrugë më të lehtë për të mbushur mandatin e tyre qeverisës”, ka shkruar Mustafa në një postim në Facebook.
Mustafa tha se Murati po flet për lulëzim të prodhimit, përderisa sipas tij, norma e rritjes ekonomike prej rreth 3% është më e ulët sesa mesatarja e dhjetë viteve të fundit, ‘ndërsa deficiti tregtar prej 4.3 miliardë euro ka arritur vlerën më të lartë të shënuar ndonjëherë’.
Sa i përket shtimit të vendeve të punës, Mustafa përmendi faktin se publikimi i fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që paraqet matjet zyrtare të punësimit dhe papunësisë (Anketa e Fuqisë Punëtore) mbulon periudhën vetëm deri në Mars 2022.
“Asnjëherë më parë nuk kemi pasur ndalesa të tilla të publikimeve zyrtare për tregun e punës! Punësime të reja mund të ketë pasur, por ato jo domosdoshmërish paraqesin vende të reja të punës, pasi që një pjesë e këtyre punësimeve të reja mund të jenë zëvendësime për ata që po e lëshojnë Kosovën në këtë kohë kur emigrimi ka arritur nivele rekorde. Rreth 107 mijë vetë e kanë lëshuar Kosovën në dy vitet e para në pushtet të kësaj qeverie”, u shpreh ai.
“Për fund, fjala e përdorur më së shumti në postimin e Ministrit të Financave ishte fjala subvencion. Kjo tregon se politika kryesore ekonomike e kësaj Qeverie janë subvencionet, pra shfrytëzimi i taksave të qytetarëve dhe bizneseve për ti dhënë para disa qytetarëve dhe bizneseve, por pa ndonjë ide për të krijuar kushte afatgjata për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritje të standardit të jetesës në vend”, përfundoi Mustafa.
Koordinatori i Financave në PDK, Arben Mustafa, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i cili tha se në vitin 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.
Mustafa tha se Murati ‘paska vazhduar’ me përpjekjet e tij propagandistike për të paraqitur një situatë të lulëzimit të ekonomisë së Kosovës.
“Këtë ‘lulëzim’ të ekonomisë si duket po e sheh vetëm ai dhe Kryeministri, që në vend të punës si duket kanë zgjedhur propagandën si rrugë më të lehtë për të mbushur mandatin e tyre qeverisës”, ka shkruar Mustafa në një postim.