Analisti Blerim Burjani, i ftuar në Vizion Plus ka folur lidhur me tensionit në rritje në veri të Kosovës dhe rasteve të dhunës ndaj oficerëve të policisë.
Një tjetër sulm ndaj policisë është shënuar, pse po bëhen kaq të shpeshta këto incidente?
“Incidentet vazhdojnë të përsëriten, Serbia dëshiron që sa më parë të themelohet asosacioni, sepse ata ende mendojnë që do të ketë zvarritje nga Kosova, ata shfrytëzojnë çdo mjet, për të krijuar incidente apo aksidente. Kjo po bëhet për shkak të problemit me targat dhe për të krijuar asosacion në komunat me shumicë serbe. Për të ardhur te qëllimi i tyre që të kenë një status të veçantë asosacioni. Për ndonjë lloj pazari që ka Serbia që të marrë sa më shumë kopetenca dhe të paraqesë situatën e Kosovës sa më të rrezikshme”, nënvizon ai.
Ndërkohë në Komunat e veriut do të votohet më 23 prill, por sa garanci ka mbajtja e këtij procesi ku Lista Serbe ka vendosur bojkotin?
“Kjo mund të quhet aksidenti apo incidenti i radhës, për shkak se lista serbe nuk është pjesë e zgjedhjeve. Nuk ka aplikuar për zgjedhje. Tani problemi kryesor është që serbët janë të pakënaqur, nga ana tjetër Beogradi përkrah vetëm listën e tyre, pra nuk përkrah autoritete të tjera të themeluara, nga serbët e Kosovës. Fatkeqësisht gjatë procesit do të ketë incidente dhe më të mëdha. Sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve aq më shumë incidente priten. ishte dashur që BE dhe SHBA, t’ia bëjnë me dije, mos të krijojnë incidente, por të lënë të zhvillohet procesi i rregullt zgjedhor.
Askush nuk është përgjegjës në perëndim, as në lindje pse serbët nuk ka në dashur të jenë në zgjedhje.
Vetë kanë dashur ta bojkotojnë sepse nuk ka themelim, kushti i tyre ka qenë që ata marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës, po qe se pranohet asosacioni.”, përgjigjet ai.
Vuçiç ka rënë dakord për zbatimin e marrëveshjes së aneksit, por ende nuk është bërë asnjë hap, kush e pengon zbatimin?
“Janë bërë disa hapa në drejtim të zbatimit, Kosova ka filluar të punojë në drejtim të hartimit të statutit të asosacionit. Tashmë varet nga grupi punues, për sa kohë do ta përfundojë këtë punë.
Për ta është jetike themelimi i asosacionit, mirëpo duhet të zbatohen të gjitha pikat e marrëveshjes së Ohrit. Serbia ka pranuar formalisht, për shkak të frikës që ka se mund t’i ndalen donacionet dhe problemet e tyre. Serbia e ka pranuar formalisht marrëveshjen, me shkrim s’ka asgjë, mirëpo nuk ka thënë asnjëherë që do ta zbatojë. Fatkeqësisht këto lojra janë të vazhdueshme”, theksoi ai.
Në Bruksel ndërkohë kemi një tjetër takim mes Vuçiç dhe Kurtit, çfarë mendon se do të prodhojnë bisedimet?
“Mendoj që ai takim do të jetë për asosacionin dhe Serbia duhet t’i ndali provokimet në veri dhe të ndalin të gjitha veprimet e dëmshme që mund të ju bëhen serbëve, por këtu përgjegjës është edhe BE. Duhet t’ia bëjë me dije Serbisë mos të shkaktojë incidente në veri. Mos të shkaktojnë destabilizim. Konflikti nuk është më i dëshirueshëm nga askush. Duhet ta pranojnë që Lista Serbe nuk është në këto zgjedhje. Problemet duhet të shkojnë nga çtensionimi”, shtoi ai.