Arta Bilalli thumbon Fadil Zendelin: Nuk e kuptoj veprimin opozitar, të bashkohesh me VMRO-në dhe Levicën?

Arta Bilalli Zendeli kundërshtoi Lëvizjen Besa dhe deputetin Fadil Zendeli se po veprojnë bashkë me VMRO-në dhe Levicën, duke votuar kundër projekteve europiane.

“Ju jeni duke kontribuuar në rritjen e euroskepticizmit bashkë me VMRO-në dhe Levicën… Unë e kuptoj veprimin opozitar, por nuk e kuptoj veprimin opozitar ku duke qënë në opozitë të bashkohesh me VMRO-në, të kesh qëndrime të njejta me të majtën. E Majta nuk e voton Korridorin 8, VMRO-ja nuk e voton Korridorin 8 edhe Lëvizja Besa nuk e voton.  Dhe në fund rezulton me këtë se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese”, tha mes tjerash Arta Bilalli Zendeli në Klan Debat.