E dhimbshme: Deputetit të VV-së i vdes familjarja, dyshohet se ia mori vetes jetën: Edhe një grua tjetër e mori plumbi


Deputetit të VV-së i vdes familjarja, dyshohet se ia mori vetes jetën: Edhe një grua tjetër e mori plumbi.

Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, mbrëmë ka njoftuar se vajza e hallës së tij ka vdekur.

Pa dhënë shumë detaje rreth ngjarjes, Thaçi ka shkruar “edhe një tjetër grua e mori plumbi”.

“Edhe një tjetër grua e mori plumbi. Kësaj here është vajza e halles time. E bija e një nëne që rriti nëntë fëmijë me skamjen që veq ajo e di. Nënë e katër fëmijëve, tri ëngjëllushe e një engjëll që më nuk kanë degë ku do mbështeten. Qëndro në parajsë e dashura mbesë!”, ka shkruar ai.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se ka elemente që mund të jetë vetëvrasje por hetimet po vazhdojnë.

“Dje rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit nga QKMF në Obiliq. Personi i lënduar (femër 31 vjeç) më pas është transportuar në QKUK, ku dhe është konstatuar vdekja e saj. Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, thuhet në deklaratën e Policisë.