“Kriza” për punonjës/ Turoperatorët: Rininë po na e merr Greqia, i josh me paga më të mira dhe sigurime

Në prag të nisjes së sezonit turistik, turoperatorët këmbngulin se qeveria duhet të marrë masa që të frenojë largimin e qytetarëve jashtë vendit.

 

Sipas Rrahman Kasës, i ftuar në EZONE vendet përrreth po tregohen më konkurrues, duke joshur punonjësit që të largohen nga Shqipëria. Sipas tij, rasti më konkret është me Greqinë.

 

“Greqia po kërkon punonjës, ka nxjerrë dhe një rregull që i paguan kamarierët me 1000 euro, i paguan dhe sigurimet gjatë kohës së punës dhe  pajisen me leje provizore, lejeqëndrimi. Dhe kjo ndodh vetëm me një kontratë pune dhe është joshëse për të lënë Shqipërinë. Ky është një problem madhor, për të cilin duhen marrë masa, që të mos të vij greku  në Shqipëri, të mos iki shqipatri jashtë vendit. Qeveria duhet ta mendojë seriozisht dhe për këtë nevojiten mbështetje dhe stimulime  ndaj këtij sektori”, u shpreh Kasa në EZONE