Policia sekuestron dy armë zjarri e një thikë në Prishtinë


Prishtinë: Policia sekuestron dy armë zjarri e një thikë.

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe njw thikë në Prishtinë

Nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacione policore, dy persona të dyshuar dhe ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë.

Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.

Në rastin e parë në lagjen Sofalia, në Prishtinë, pas raportimit për të shtëna me armë, menjëherë kanë reaguar njësi të stacionit Qendra, të cilët kanë shoqëruar një person dhe sekuestruar, një armë zjarri.

Siç tregon Policia I dyshuari, mashkull, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, dhe përdorim të armës.

Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një arme zjarri dhe një thike, është realizuar nga njësite të stacionot Veriu, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku për veprën sulm dhe armëmbajtje pa leje është shoqëruar i dyshuari :

F.C, mashkull, 25 vjeç, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.