Tha se Jakup Krasniqi ka dorë në vrasjen e Xhevat Isufit, reagon i biri i tij: Imer Imeri është duke shpifur, është një gënjeshtër e kulluar


Djali i Xhevat Isufit, Esat Isufi ka thënë se Imer Imeri është duke shpifur.

“Gënjeshtar i gjithë asaj që flet”, tha Isufi.

Sipas tij, Imer Imerin nuk e njeh asnjë nga familja e tij derisa ka shtuar se babai i tij, Xhevat Isufi, ka qenë aktivist që nga vitet e 80-ta.

“Tash që del një shpifës, gënjeshtar çfare është Imer Imeri në studio edhe të shpif se kinse Jakup Krasniqi e ka vrarë babën tem është një gënjeshtër e kulluar”, ka thënë tutje Isufi.

Isufi ka shtuar se kanë mbetur vetëm dëshmorët pa u njollusur nga personat “që nuk e duan lirinë”.