BDI në Saraj organizoi iftar me aktivistët dhe strukturën partiake

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Saraj, sonte ka organizuar iftar të përbashkët me aktivistët.

Në këtë iftar siç edhe shihet në fotografitë e publikuara kanë marrë pjesë qindra aktivistë, por kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e integristëve që vijnë nga kjo degë.

Pjesë e këtij iftari ishte deputeti i BDI-së nga Saraji, Arben Ziberi, zëvendës-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi dhe drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati.

“Iftar me strukturat dhe aktivin politik të BDI-së në Saraj”, ka shkruar Murati.

https://www.facebook.com/photo?fbid=685821770212141&set=pcb.685825926878392