“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje të madhe ju lajmërojnë që u nda nga jeta babai jonë i dashur Nebil Çika”, është ky lajmi i hidhur që familjarët e gazetarit dhe publicistit të njohur japin mëngjesin e kësaj të enjteje.
Nebil Çika ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. I ndjeri la pas kontributin e tij si gazetar dhe publicist, ndërsa ka mbajtur dhe postin e kreut të të përndjekurve politikë.
Familjarët njoftojnë se të ndjerit lamturia e fundit do t’i jepet në orën 14:00, në varrezat e Tufinës.