EMRI- Emërohet drejtori i ri i Cirkut Kombëtar

Ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka emëruar drejtorin e ri të Cirkut Kombëtar.

 

Mësohet se Cirku Kombëtar do të drejtohet nga aktori Klajd Ymeri.

 

Vendim për emërimin në detyrë të Drejtorit të Cirkut Kombëtar:

 

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

 

Vendosi:

 

Z. Klajd Ymeri emërohet drejtor i Cirkut Kombëtar.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.