Pensionet ekzekutohen për muajin prill


Ekzekutohen pensionet për muajin prill.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar përfituesit nga skemat pensionale që sot është bërë ekzekutimi i pensioneve për muajin prill.

“Pagesa e pensioneve është bërë një ditë më herët se zakonisht, duke konsideruar që dita tjetër e punës është dita e martë më 18 prill”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dita e hënë e 17 prillit është ditë feste.