“Zhvishet” demagogjia e VMRO-së: Përherë u ikë vendimeve të mëdha në interes të shtetit!

-Ajo nuk kyçet në ndryshimet kushtetuese, ishte kundër Marrëveshjes së Prespës, ishte partia ku shumë anëtarë media i konsideronte si bullgarofile, e sot janë kundër futjes së bullgarëve në kushetutë…për të dëshmuar se kjo parti sa herë që është në pyetje interesi i shtetit, abstenon nga vendimet e mëdha!

“Nuk ka asgjë të re në vendimin e VMRO-DPMNE-së për të mos marrë pjesë në grupin punues për ndryshime kushtetuese. Kaherë kjo bërë mënyrë e veprimit e VMRO-DPMNE-së që të “mungojë” kur merren vendime të rëndësishme për shtetin. Shumë rrallë marrin përgjegjësi dhe kjo nuk është vetëm një sjellje tipike opozitare për të kundërshtuar çdo vendim që merr pushtetin, kështu ka vepruar edhe kur ka qenë pushtet, shkruan në editorialin e veta portali në gjuhën maqedonase”, redakcija.mk., e që indeks.mk e sjell të plotë në vazhdim.

“Që opinioni të mos mashtrohet me retorikën e VMRO-së, që gjoja e bën për interesa kombëtare, duhet të kujtojmë se si e trajtoi kjo parti kontestin me Greqinë. Jo vetëm që i mungonin idetë apo vullneti për të gjetur një zgjidhje, por me projekte joserioze dhe të rreme si Shkupi 2014, e ndërlikoi edhe më shumë procesin e negociatave. Me këtë jo vetëm që zemëruam Greqinë, por humbëm edhe mbështetjen e atyre aleatëve që ishin në anën e Maqedonisë.

Për hir të së vërtetës, ishte një episod i vogël para kësaj, kur qeveria e VMRO-së ishte gati të gjente një kompromis me Greqinë. Në vitin 2008, një delegacion qeveritar shkoi në Samitin e NATO-s në Bukuresht për të pranuar propozimin e ndërmjetësuesit Nimitz “Republika e Maqedonisë (Shkup. )”, e cila dështoi për shkak të kundërshtimit grek (edhe me koston e përpjekjeve të vetë Xhorxh Bushit), por menjëherë pas kësaj, qeveria e Gruevskit u përpoq të paraqitej ndryshe dhe në diskursin e rremë patriotik mohoi se delegacioni qeveritar ishte gati të pranonte.

Kulmi i farsës ishte kur Gruevski paditi liderët e opozitës për shpifje për gjoja fyerhe dhe dhimbje emocionale dhe e kapitalizoi me dhjetëra mijëra euro dëmshpërblim! Zoran Zaevit dhe Tito Petkovski nuk u ndihmoi para gjykatës “së pavarur” Swarovski të Gruevskit, kur thoshin se ata nuk shpikën asgjë, por kanë thanë vetëm atë që ka referuar ministri i tij i punëve të jashtme në komisionet parlamentare.

Dhe kur erdhi një qeveri e re që kishte guximin të gjente një gjuhë të përbashkët me Greqinë, ndërsa identiteti kombëtar u mbrojtj, VMRO ngriti pluhur, organizoi një referendum, ishte kundër ndryshimeve kushtetuese, krijoi shfaqje drampolitike deri në rrezikim të rendit kushtetues me pushtimin e dhunshëm të Parlamentit, me kanosje jete më 27 prill 2017.

Pas zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, pasuan ndryshime kushtetuese që vetëm sa e forcuan pozitën e vendit tonë me anëtarësimin në NATO, por përfitimi më i madh është se nuk u kërcënua identiteti kombëtar maqedonas.

Këto ditë ndodh një episod i ri dhe sërish VMRO është në anën tjetër të interesit të shtetit. Tashmë ka komunitete të vogla etnike që përmenden në kushtetutë, kështuqë janë në të drejtë ata që thonë se me futjen edhe të bullgarëve, malazezëve dhe kroatëve në të, nuk ndryshon asgjë thelbësore, vetëm legjitimon kapacitetet demokratike të vendit tonë në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Se sa demagogjik është ky qëndrim i VMRO-DPMNE-së, e dëshmon “historia” e jo rastësore e marrëdhënieve të personaliteteve të saj të shquar me qarqet bullgare, madje edhe bullgarofilia e hapur që u është atribuar ndër vite, kështu që sjellja aktuale kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë janë një farsë e pastër, pikërisht për shkak të këtij aspekti.

Pikërisht për këto që u thanë, publiku nuk duhet të harrojë të kaluarën dhe të mashtrohet sërish nga retorika kuazi-patriotike e VMRO-së kundër ndryshimeve kushtetuese, të cilat e çojnë vendin drejt BE-së”.(Indeks.mk)