Gjendet pa shenja jete 64-vjeçari në Entin Special në Shtime


64-vjeçari gjendet pa shenja jete në Entin Special në Shtime.

Një person është gjetur pa shenja jete në Entin Special në Shtime.

Lajmin për Klankosova e konfirmoi Kanun Veseli, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli tha se T.A, 64 vjeçar i cili që një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ishte dërguar pa shenja jete në QKMF-në në Shtime.

“Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e zhvilluara hetuesit kanë mësuar se pacienti ishte sjellur pa shenja jete në QKMF-Shtime, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa sipas personelit të Entit Special nëShtime, viktima një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore”, tha ai për Klankosova.tv

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërguar në IML për autopsi ndërsa rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen””, tha Veseli.