Drejtori Sulejmani takoi ministrin Lloga, kordinojnë aktivitetet për etnitetin në çertifikatë dhe regjistrimin e personave fantom

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë bashkërisht me ekipin tim realizuam takim pune me Ministrin e Drejtësisië z.Krenar Lloga dhe bashkëpuntorët e tij, për t’i bashkëkoordinuar aktivitetet mbi zgjidhjen përfundimtare për vendosjen e grafës së etnisë në çertifikatat e lindjes.
Ne si Drejtori, bashkërisht me Ministrinë e drejtësisë punojmë në hartimin e rregullores së re, rregullore e cila do përpilohet nga Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, ndërsa Ministria do e miraton dhe aprovon të njejtën për të filluar aplikimi mvarësishtë nga mundësitë teknike që ne si drejtori i posedojmë.
Gjithashtu biseduam edhe për plotësim ndryshimin e Ligjit për regjistrimin e personave të paregjistruar.
Me Ministrin u dakorduam që ky bashkëpunim të vazhdon edhe në të ardhmen, gjithnjë për një mënyrë më të mirë të shërbimeve për qytetarët.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=139977945711639&set=pcb.139978215711612