Korridori i ndërlidhjeve europiane

Për ta kuptuar rëndësinë e Korridorit 8, në radhë të parë mbetet shumë e nevojshme që ta zmadhojmë hartën dhe këtë investim infrastrukturor ta shohim nga prizmi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, në kuadër të Procesit të Berlinit. Vendet e Ballkanit Perëndimor ende nuk janë anëtare të plota të BE-së, por që nga Samiti i Berlinit në vitin 2014, dhe më pas në një takim të ministrave në Riga, një vit më vonë ( 2015), të gjithë këto vende janë përfshirë si një zgjerim i natyrshëm në Rrjetin Transeuropian të Transportit (TEN-T), që nënkupton rrjetin bazë, korridoret e rrjetit bazë dhe projektet  të paracaktuara për investime në infrastrukturorë.  Korridori 8 hyn në Korridorin Evropian për Ballkan Perëndimor dhe Mesdheun Lindor si pjesë e rrjetit të korridoreve kryesore transeuropiane. Në këtë kontekst ky  korridor, përveç rëndësisë ekonomike, ka më shumë edhe rëndësi strategjike dhe kulturore, në drejtim të bashkëpunimit të Maqedonisë së Veriut me rajonin dhe rajonit në tërësi me pjesën e ngelur të Europës

Shkruan: Lorik Idrizi

Zgjerimi i korridoreve të rrjetit TEN-T në Ballkanin Perëndimor është jetik dhe mundëson një kohezion dhe një integrim më të ngushtë të vendeve të WB6-s në Europë, duke krijuar suazën e nevojshme për t’i shfrytëzuar investimet në infrastrukturë nëpërmjet programeve europiane të Mekanizimit Investues të Ballkanit Perëndimor (WBIF)  dhe Mekanizimit të Ndërlidhjes së Europës (CEF).

Edhe në Samitin e fundit të Tiranës, “Samiti BE-Ballkani Perëndimor”, i cili për herë të parë u mbajt në rajonin e Ballkanin Perëndimor, një ndër 33 përfundimet e palëve ishte pikërisht edhe pika 18, e cila thotë se: “BE-ja do të thellojë më tej bashkëpunimin ndërsektorial me Ballkanin Perëndimor në fusha me interes të përbashkët si drejtësia dhe punët e brendshme, ekonomia dhe tregu i brendshëm i BE-së, energjia, transporti dhe politika digjitale, mbrojtja civile, shëndetësia, politikat sociale, arsimi, kërkimi dhe inovacioni si dhe politika e jashtme, siguria dhe kundër-terrorizmi.[1]

Pra, një ndër bashkëpunimet ndërsketoriale të Bashkimit Europian dhe WB6 do jetë edhe ndërlidhja e rajonit me Europën nëpërmjet zgjerimit të i korridoreve të rrjetit thelbësor TEN-T në Ballkanin Perëndimor. Pikërisht këtë zgjerim thelbësor të korridoreve e ka theksuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një intervistë për KDP.MK.  ”Projekti i Korridorit 8 është një projekt strategjik me një rëndësi të madhe. Ka qenë i bllokuar për një kohë të gjatë dhe u zhbllokua në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë si proces, në sensin që ka qenë i bllokuar për t’u përcaktuar si pjesë e rrjetit evropian të transportit, jo se ishte i bllokuar për ne. Fakti që edhe Bashkimi Evropian tani e konsideron pjesë të rrjetit evropian, na jep shumë dorë për zhvillimin e mëtejshëm të tij”, ka theksuar Rama.

Korridori 8 hyn në Korridorin Evropian për Ballkan Perëndimor dhe Mesdheun Lindor si pjesë e rrjetit të korridoreve kryesore transeuropiane. Në këtë kontekst ky  korridor, përveç rëndësisë ekonomike, ka më shumë edhe rëndësi strategjike dhe kulturore, në drejtim të bashkëpunimit të Maqedonisë së Veriut me rajonin dhe rajonit në tërësi me pjesën e ngelur të Europës, duke krijuar kështu premisa për njohje të popujve, për bashkëpunime të ngjeshura rajonale, duke shmangur hendekun e fundit të mosnjohjes së realiteteve reciproke që shpesh ka krijuar stereotipat tipike ballkanike. Në këtë mënyrë duke pasur parasysh faktin se Maqedonia e Veriut është në fazën e fundit të integrimit në Europë, ndërtimi i Korridorit 8 do të ndihmonte  për përgatitje për realitetin e ri, për fazën që e pret vendin pasi të jetë anëtare e plotë në Bashkimin Evropian, që nënkupton lëvizjen e lirë, bashkëpunimin rajonal dhe diversitetin kulturor.

Çfarë është programi  TEN-T?

Programi i Rrjetit Europian të Transportit TEN-T (Trans European Network – Transport) është një instrument kyç për zhvillimin e infrastrukturës koherente, efikase, multidimensionale me cilësi të lartë të transportit në të gjithë BE-në. Ky program përfshin të gjitha llojet e transportit, si rrugë, hekurudha, porte detare dhe linja ajrore. Programi nxit transportin efikas të njerëzve dhe mallrave, siguron qasje në punë dhe shërbime dhe mundëson tregtinë dhe rritjen ekonomike, gjithashtu forcon kohezionin ekonomik, social dhe territorial të BE-së dhe krijon sisteme transporti pa probleme ndërkufitare, pa pengesa ose hallka që mungojnë, ndërkohë që synon të reduktojë ndikimin mjedisor të transportit dhe të rrisë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rrjetit.

Programi TEN-T luan rol esencial në financimin e infrastrukturës së transportit, nëpërmjet mbështetjes për projektet europiane të transportit të të gjitha formave. Qëllimi final i këtij programi është formimi i një rrjeti multimodal që do të mundësojë  njerëzit dhe mallrat të qarkullojnë shpejt dhe me lehtësi në një suazë të vetme të transportit europian. Projektet e TEN-T ndihmojnë për të ndërtuar një sistem transporti europian të integruar, më të gjelbër dhe përfundimisht të dekarbonizuar, nga i cili përfitojnë të gjithë qytetarëve të BE-së, si nga ana ekonomike, ashtu dhe ajo sociale.

Harta e rrjetit TEN-T

 Si do të integrohet Ballkani Perëndimor në programin TEN-T?

Zgjerimi indikativ i Rrjetit bazë dhe Gjithëpërfshirës i TEN-T-së në Ballkanin Perëndimor u miratua në vitin 2016, gjatë përditësimit të fundit të rrjetit bazë. Programi TEN-T në Ballkanin Perëndimor është një faktor kyç në nxitjen e rritjes ekonomike dhe sjelljes më afër BE-së. Zgjerimi e TEN-T në Ballkanin Perëndimor është bërë një instrument i rëndësishëm për veprimin e jashtëm të BE-së, duke përmirësuar lidhjet ndërmjet tregjeve rajonale dhe duke kontribuar në nxitjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit. [2]

Zgjerimi i TEN-T në Ballkanin Perëndimor përfshinë:

5,287 km rrugë TEN-T, nga të cilat 3,540 km në Rrjetin Kryesor

3,857 km hekurudha TEN-T, nga të cilat 2,602 km në Rrjetin Kryesor

1,345 km i Rrjetit Kryesor të Rrjetit Ujor të Brendshëm TEN-T

3 porte detare, 4 porte të rrugëve ujore të brendshme dhe 10 aeroporte

Rrjeti Kryesor duhet të jetë plotësisht i sinkronizuar deri në vitin 2030,  ndërsa Rrjeti Gjithëpërfshirës deri në vitin 2050. Normat aktuale të pajtueshmërisë, siç theksohet në nenet përkatëse të dokumentit, bëjnë që realizimi e këtyre objektivave të jetë një detyrë jo e lehtë. BE-ja ka kryer një gjë thelbësore duke miratuar  paketën financiare për rajonin, por ka ende një hendek të konsiderueshëm ndërmjet nevojave dhe burimeve.

Përfundimi i rrjetit TEN-T kërkon angazhim të fortë politik dhe përpjekje administrative. Hendeku i infrastrukturës dhe financimi i kufizuar kërkojnë strategji më koherente dhe të fokusuar planifikimi. Përveç mbështetjes së lëvizshmërisë, zhvillimi i TEN-T-së është gjithashtu një mënyrë për t’u përgatitur për BE-në , për aderim dhe përfundimisht për përmirësimin e jetës së qytetarëve.[3]

Nënshkrimi i Traktatit për krijimin e Komunitetit të Transportit nga gjashtë Partnerët Rajonalë në Ballkanin Perëndimor (Palët e Evropës Juglindore) dhe nga Komisioni Evropian në emër të të gjitha shteteve anëtare të BE-së ka rritur dimensionin rajonal të transportit,  bashkëpunimin, përshpejtimin e reformave dhe forcimin e perspektivës evropiane për të gjithë rajon.

Duke u mbështetur në punën e mëparshme të kryer në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit në Zhvillimin e Rrjetit Kryesor Rajonal të Transportit të Evropës Juglindore, Transporti Traktati i Komunitetit është sinjali përfundimtar i vendosmërisë së nënshkruesve në angazhim për një Evropë të bashkuar dhe të ndërlidhur. Detyrimi thelbësor për të cilin palët janë angazhuar sipas Traktatit është krijimi i një Komuniteti Transporti në rrugë, hekurudha, rrugët ujore të brendshme dhe transportin detar për transponimin progresiv nga partnerët rajonalë me ndihmën e shteteve përkatëse të BE-së.

Angazhimi i partnerëve rajonalë për zhvillimin e zgjerimeve indikative TEN-T, në këto territore (tashmë i ndjekur nga afër përmes Agjendës së Lidhshmërisë, e paraqitur në Procesin e Berlinit) është i përfshirë në Traktat, së bashku me planifikimin, monitorimin dhe mekanizmat institucionalë përcjellës. Plani Ekonomik dhe Investiv i miratuar së fundmi për Ballkanin Perëndimor me ndihmesat e  paraparë financiarë konfirmon angazhimi e Unionit Evropian në këtë drejtim,  konform nevojës së mirëdokumentuar të rajonit për një infrastrukturë të cilësisë së lartë dhe mënjanimin e boshllëqeve të fundit që e pengojnë  zhvillimit e këtij rajoni.

Si do duket harta e TEN-T në Ballkanin Perëndimor?

[4]

Cilat janë standardet infrastrukturore të rrjetit TEN-T?

Komponentët e infrastrukturës rrugore janë përcaktuar në nenin 17 të Rregullores së TEN-T-së. Neni 18 përcakton më tej kërkesat e pajtueshmërisë dhe neni 19 merret me prioritetet e zhvillimit. Shkurtimisht, rrjeti rrugor TEN-T parashikon rrugë me cilësi të lartë (autostrada, autostrada, ose rrugët strategjike konvencionale) të projektuara dhe të ndërtuara posaçërisht për trafikun motorik me nivele të sigurisë adekuate. Në pajtueshmëri me dispozitat e Direktivave të BE-së për tunelet rrugore, gjithashtu duhet të sigurohet gjithashtu tarifa e ndërveprueshmërisë dhe ITS-së. Për rrjetin kryesor, gjithashtu janë shtuar eedhe katër kushte shtesë, përkatësisht:

  • Zbatim më rigoroz i kërkesave të profilit të rrugës
  • Zhvillimi i zonave të pushimit në autostrada afërsisht çdo 100 km;
  • Disponueshmëria e lëndëve djegëse alternative.

Korridori i bashkëpunimeve rajonale

Duke e parë nga ky prizëm sigurisht që rëndësia e Korridorit 8 është mbi interesat lokale dhe politikave të momentit. Ky korridor në vetvete paraqet një pjesë të mozaikut të madh të rrjetit TEN-T të ndërlidhjeve moderne europiane. Korridori 8 hyn në Korridorin Evropian për Ballkan Perëndimor dhe Mesdheun Lindor si pjesë e rrjetit të korridoreve kryesore transevropiane. Në këtë kontekst, rëndësia e këtij korridori nuk mund të reduktohet në dimensionin vetëm ekonomik edhe zhvillimor, por duhet parë nga optika e dimensionit strategjik dhe kulturor, në drejtim të bashkëpunimit të Maqedonisë së Veriut me rajonin dhe rajonit në tërësi me pjesën e ngelur të Europës, duke krijuar kështu premisa për njohjen e popujve nëpërmjet bashkëpunimeve rajonale dhe duke shmangur hendekun e fundit të mosnjohjes së realiteteve reciproke, që shpeshherë ka krijuar stereotipat tipike ballkanike.

Për më tepër Korridori 8 krijon një premisë thelbësore për ndërlidhjen e Maqedonisë së Veriut me rajonin, por mbi të gjitha me gjithë Europën. Realisht, ky korridor hyn në hartën e rrugëve evropiane, në atë që nënkupton ndërlidhshmëri kualitative të rajonit me Bashkimin e Europian. Ndërtimi i tij do të thotë zhvillim, ndërlidhje europiane dhe perspektivë për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

[1] Deklarata e Tiranës, 6 dhjetor 2022

[2] https://www.transport-community.org/wp-content/uploads/2021/08/TEN-T-report-2020.pdf faqe 8

[3] https://www.transport-community.org/wp-content/uploads/2021/08/TEN-T-report-2020.pdf faqe 9

[4] https://www.transport-community.org/wp-content/uploads/2021/08/TEN-T-report-2020.pdf faqe 36