SHBA paketë shtesë prej 325 milionë dollarësh për sigurinë në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë akorduar një tjetër paketë shtesë prej 325 milionë dollarësh që do shërbejë ndihmë për sigurinë në Ukrainë. Lajmi u bë i ditur Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

 

“Paketa përfshin më shumë municion për HIMARS dhe raketa artilerie të ofruara nga SHBA, si dhe sisteme anti-blinduar, armë të vogla, automjete mbështetëse logjistike dhe mbështetje të mirëmbajtjes thelbësore për forcimin e mbrojtësve të Ukrainës në fushën e betejës”, tha Blinken në një deklaratë.

 

Blinken theksoi se SHBA do të vijojë të jetë në krahë të Ukrainës deri në përfundim të agresionit rus,

 

“Rusia mund t’i japë fund luftës së saj sot. Derisa Rusia ta bëjë këtë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, thuhet në deklaratë.

 

SHBA ka akorduar vazhdimisht paketa ndihme për Ukrainën që nga nisja e pushtimit rus.