Kandidati për kryetar bashkie në Elbasan ka thënë se qyteti sot është nën kontrollin e dy bandave, atë të bashkisë dhe të qeverisë.
Në një intervistë për Spotlight në Vizion Plus, Boçi tha se kur të fitojë, ai do të shërbejë për zhvillimin e qytetit, teksa shton se nuk është aktor në jetën politike të qytetit.
Dy banda janë në Elbasan. Banda e qeverisë dhe banda e bashkisë. Këto janë bandat e vërteta.
Sfida ime është me të ardhem e Elbasanit dhe zhvillimin e tij. Qeveria ka ndërtuar institucione dhe duhet të marrë në kontroll këtë.
Çdo njeri që bën pjesë në jetën e qytetit, ka jetën e tuj. Unë jam kryetari i bashkisë dhe kam qytetarët e mi. Unë jam nga ata që nuk bëj aktor në jetën politike të qytetit.