Kryediplomati kinez ngjall zemërim me deklaratën e tij: Ish-shtetet sovjetike nuk ekzistojnë

Kryediplomati kinez, Lu Shaye, ka ngjallur mjaft polemika pas një deklarate ku shprehet se ish-republikat sovjektive nuk ekzistojnë. I pyetur nëse Krimea, e cila u aneksua ilegalisht nga Rusia në 2014, ishte pjesë e Ukrainës, kryediplomati kinez dha një përgjigje, e cila mund të ndikojë në marrëdhëniet e Kinës me shumë vende.

 

Zyrtarë nga Lituania, Letonia, Ukraina, Franca dhe Bashkimi Evropian janë kundërpërgjigjur të gjithë kundër komenteve të bëra nga ambasadori i Kinës në Francë Lu Shaye dhe kërkojnë një shpjegim.

 

“Edhe këto vende ish-sovjetike nuk kanë një status efektiv në të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk kishte asnjë marrëveshje ndërkombëtare për të materializuar statusin e tyre si vende sovrane,” tha Lu, pasi fillimisht vuri në dukje se çështja e Krimesë varet se si është problemi. “Perceptohet pasi rajoni ishte “në fillim rus” dhe më pas i ofrua Ukrainës gjatë epokës sovjetike”, shtoi ai.

 

 

Vërejtjet dukej se mohonin sovranitetin e vendeve që u bënë shtete të pavarura dhe anëtarë të Kombeve të Bashkuara pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991 – dhe vijnë në mes të  pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia  nën  vizionin e udhëheqësit Vladimir Putin  se vendi duhet të jetë pjesë e Rusisë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Nga ana tjetër ka reaguar dhe Shefi i Çështjeve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke i quajtur komentet të papranueshme.