Molliqaj për zgjedhjet e sotme në veri: Argument i ri i Vuçiqit për Asociacionin


Molliqaj: Zgjedhjet e sotme, argument i ri i Vuçiqit për Asociacionin.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se sot kryeministri Albin Kurti ka dashtë të tregoj se edhe në veri ai mund të mbajë zgjedhje.

“Për të më e rëndësishme është të arsyetoje pushtetin e vet sesa të trajtojë veriun më shumë sesa çështje sigurie dhe e mungesës së rendit e ligjit”.

“Çështja e veriut është çështje politike. Prandaj duhet të trajtohet politikisht. Deri tani, veprimet e pushtetit kanë qenë të gabuara e shpesh herë të rrezikshme. Në fund, zgjedhjet e sotme janë argument i ri i Vuçiqit për të ushtruar presion rreth krijimit të Asociacionit”, ka shkruar Molliqaj në rrjetin social Facebook.