Ministrja Haxhiu, Haradinajt: Një prokuror ka ikur për shkak teje, e dimë sa pasuri keni pasur e sa keni


Haxhiu, Haradinajt: Një prokuror ka ikur për shkak teje, e dimë sa pasuri keni pasur e sa keni.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ajo tha se Haradinaj është fajtor që ish prokurori special Elez Blakaj është larguar nga Kosova.

Ndër të tjerash, Haxhiu tha se nëse shihet pasuria e Haradinajt “është mjaftueshëm me kuptu kush është i përfshirë në krim e korrupsion”.

“Por tani do të ndërlidhem me dicka që tha z. Haradinaj, së pari ndoshta u kujtohet të gjithëve që në Kosovë një prokuror special është detyruar ta lëshojë vendin për shkak teje z. Haradinaj, sepse sa ke qenë kryeministër ti i ke kërku raport me shkrim që brenda 30 ditëve me të jep informacione për lëndët që i ka në adresim ish prokurori special, Elez Blakaj. Kjo është ndërhyrja brutale në sistemin e drejtësisë sepse si kryeministër nuk ke të drejtë me i kërku llogari prokurorisë për lëndët që i heton… Ti nuk ke të drejtë fare me fol për ketë çështje në kuvend. Dhe kur flasim për krim e korrupsion, z. Haradinaj, Kosova është vend i vogël, mos thuni diçka në foltore që se besoni as vetë, pse thu dicka qe se beson as ti. Sepse e dimë shumë mirë ku keni qenë dhe ku jeni, sa pasuri keni pasur e sa keni. Prandaj kur flasim për krim e korrupsion vec me pa pasurinë tënde që e ke kriju prej momentit kur ke fillu me punu në institrucione, është mjaftueshëm me kuptu kush është i përfshirë në krim e korrupsion”, tha Haxhiu.

Haradinaj e ka quajtur Kurtin “shefi i të korruptuarve”, derisa për kryeshefin e KEK’ut, Nagip Krasniqi tha se është dosti i Kurtit, të cilin po e mbron.

“Kam paralajmëruar rrezikun e lidhjeve të shkurta, si korrupsioni ma i rrezikshëm për të cilin VV është përcaktuar, pra VV ka aplikuar një model korruptiv të lidhjeve të shkurta, i cili model si i tillë i del prej kontrollit edhe vendimmarrësit të VV’së. Modeli i korrupsionit të VV quhet lidhje e shkurtë korruptive. Si ndodh kjo? Kur në një bord ku ka shumë interesa financiare vendosen dostat – ata që janë dosta të vendimmarrësve, i kryeministrit i cili personalisht i ka intervistuar këta. Kuptoni vetëm pak pse kryeministri del në këtë foltore dhe e mbron dostin dhe jo prokurorin. Ku e ka gjenezën kjo? Kurti dhe VV, vendimmarrësit e tyre e kanë përcaktim lidhjen e shkurtë si model të korrupsionit”, tha ai.