“Rama ka dosje penale të hapur”/ Berisha: Nuk do i shpëtojë burgut, gjyqit për dinjitetin tim do i shkoj deri në fund

Lideri i demokratëve Sali Berisha ka thënë se një dosje penale është e hapur për kryeministrin Edi Rama, nga e cila nuk do shpëtojë dot nga burgu.

 

Duke mos dhënë më shumë detaje, Berisha theksoi se vendimi i DASH për të shpallur atë non grata ishte me porosi dhe se gjyqit për këtë çështje do i shkojë deri në fund.

 

“Ai ka një dosje penale të hapur që nuk do shpëtojë pa u dënuar me burg. Sali Berisha ka bërë një deklaratë për vendimin e DASH. Në momentin që do dorëzohet një dokument që fakton korrupsionin iki nga politika përgjithmonë. Unë sekretarin e shtetit e kam hedhur në gjyq dhe do i shkojë deri në fund kësaj çështje”.