Ministri i Transportit dhe ligjeve, Bllagoj Bocvarski thotë se,ndryshimet ligjore do të mundësojnë realizimin më të shpejtë dhe efikas të korridorit numër 8.
“Ndryshimet ligjore do të na mundësojnë që të punojmë më shumë në terren. Realizimi i projektit do të jetë më i shpejtë dhe do realizohet brenda afatit të kërkuar nga Qeveria nga kompania Bechtel dhe Enka. Edhe sipas legjislacionit aktual ligjor, ky projekt mund të vazhdojë të zbatohet, por nëse duam që të përfundojë në një afat më të shkurtër, atëherë është mirë që të hyjmë në korrigjimin e ligjeve që të punohet në këtë project sa më shpejt, që qytetarët të kenë mundësi në të ardhmen e afërt t’i shfrytëzojnë këto pjesë autostrade, theksoi ministri Blagoj Bocvarski.