Moti në Kosovë në 5 ditët e para të muajit maj


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin për motin që do të mbizotërojë në Kosovë në pesë ditët e para të muajit maj.

E hënë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara parashihen mundësi për shkarkime rrufesh.

E mërkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

E enjte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.

E premte. Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante me të ditës së enjte. Në pjesën e dytë të ditës parashihen riga të izoluara shiu.

Sipas Institutit, gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.