BDI: VMRO përsëri gënjen, korridori 8 nuk është Shkupi 2014 dhe autostrada kineze që dikush të vjedhë

Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret dhe mbështet vendimin e sotëm transparent të Qeverisë për miratimin e pesë ligjeve dhe dërgimin e tyre në Kuvend për miratim të mëtejshëm.
Në këto ligje, në asnjë moment, në asnjë fjali, në asnjë numër nga të pesë ligjet, nuk përmendet 60 orë punë, prandaj VMRO DPMNE po i gënjen qytetarët.
Ligjet parashikojnë lehtësimin e procedurave për të gjitha projektet kombëtare dhe strategjike të vendit, jo vetëm ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 – D.
Ligjet mundësojnë ndërtimin më efikas dhe më të shpejtë të autostradave me kursime mbi 150 milionë euro dhe përfundimin dy vjet më të shpejtë.
Bllokada e VMRO-së dhe Levicës i kushton qytetarëve mbi 150 milionë euro vetëm për këtë projekt dhe më shumë se dy vite ndërtim shtesë.
Korridoret 8 dhe 10 – D nuk janë Shkupi 2014 dhe autostrada kineze që dikush të vjedhë.