Kryediplomati i Kroacisë viziton Kosovën, të martën takohet me Gërvallën e Kurtin


Të martën e nëntë majit, ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Atë do ta presë në takim, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Pas takimit do të ketë konferencë për media.

Pos Gërvallës, Radman të martën do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me fillim nga ora 16:15.