Deputetët e shumicës parlamentare, me shumicë votash, kanë votuar propozim rendin e ditës për të filluar debati përmes procedurës së shkurtuar të ndryshimit të ligjeve që kanë për qëllim lehtësimin e procedurave për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.
Këto ndryshime janë dorëzuar në Kuvend me flamur europian dhe nuk do të kenë mundësi të bllokohen nga ana e opozitës.
Të njëjtat ndryshime ligjore kanë qenë në procedurë parlamentare, por nuk janë miratuar për shkak të bllokimeve jo-konstruktive nga opozita, VMRO-Levica.
Në momentin kur deputetët e shumicës votuan “Pro” për rendin e ditës, opozita lëshoi sallën dhe nuk mori pjesë në votim.
Me të votuar ndryshimet ligjore, opozita u kthye në vendin e vet dhe rreth 30 deputetë të saj janë paraqitur për fjalë lidhur me rendin e ditës duke dashur që sa më shumë ta zgjasin këtë procedurë dhe të mos u mundësojnë deputetëve të shumicës ta miratojnë atë.