
Kandidati i PD, Roland Bejko, premtoi sot luftë kundër oligarkëve.
Gjatë një takimi me bizneset që punojnë në tregun e njohur si tregu çam, Bejko theksoi se ai do të prishë aleancën mes oligarkëve dhe klasës së vjetër politike.
ROLAND BEJKO
KANDIDAT PER BASHKINE E TIRANES
“T’ua heqim nga duart, të çlirojmë pak paranë. Se i zunë frymën parasë, e morën vetëm për vete. Edi, Saliu dhe Meta dhe s’ka tjetër. Kjo qeveri që është bashkë me të gjithë oligarkinë, duan t’iua marrin pronat e tjera qytetarëve tiranas. Tu prishin shtëpitë dhe të bëjnë pallate për veten e tyre. Se janë bashkë.”
Bejko u premtoi bizneseve përgjysmimin e taksave.
“Taksat do t’i ulim 50%”
Roland Bejko, i cili garon me logon e PD për bashkinë e Tiranës, ftoi qytetarët që të dielën ta mbështesin me votë, për të ndryshuar kryeqytetin.