Escobar: SHBA nuk i kërkon VMRO-së të mbështesë Kovaçevskin, kërkon të mbështesë rrugën euroatlantike të vendit

“Nuk po i kërkojmë opozitës të mbështesë kryeministrin. Kërkojmë nga opozita të mbështesë rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Kjo është marrëveshja më e mirë që kemi marrë. Ai është i arsyeshëm, mendoj tani për tani, dhe ne duhet të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Prandaj, shpresoj që të gjitha palët e spektrit politik të mbështesin ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të mund të ecim përpara në avancimin e kandidaturës së Maqedonisë së Veriut”.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për Zërin e Amerikës, zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai nuk ka komentuar thelbin e bisedimeve diplomatike që po zhvillohen me opozitën në vend, por shton se për këtë kanë disa mendime.

– Por ajo që do të doja të dëgjoja nga opozita është përkushtimi në rrugën e integrimeve euroatlantike. Dhe kjo përfshin shqyrtimin e mënyrave për ta sjellë Maqedoninë në Konferencën e ardhshme Ndërqeveritare. Unë do të thoja se besueshmëria e procesit të zgjerimit varet nga Maqedonia e Veriut. Ne kemi një vend që ka bërë gjithçka që është e nevojshme për të kaluar në hapin tjetër dhe mendoj se e meriton hapin tjetër. Dhe mendoj se të gjithë, si brenda Bashkimit Evropian ashtu edhe në strukturat politike të Maqedonisë së Veriut, duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur që kjo të ketë sukses, tha Escobar.