Gjenden eshtra në një skaj rruge në Skenderaj, dyshohet se janë të njerëzve


Në fshatin Qubrel të Skenderajt janë gjetur eshtra të vjetra që dyshohet se janë mbetje njerëzore.

Njësia për krime lufte i ka marrë eshtrat për hetime të mëtejmë.

“Raportohet se në skaj rrugës janë gjetur disa eshtra të vjetër një kafkë dhe dyshohet se janë mbetje të vjetra të njerëzve. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për krime lufte ka marrë me vete eshtërtat (mbetjet kockore) dhe do të mirën me rast. Me urdhër të prokurorit rasti iniciohet si më lartë”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh.