Edi Rama, kundërshtarëve: Po paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanët e dëshirave


Rama, kundërshtarëve: Po paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanët e dëshirave.

Kryeministri i Shqipërisë njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i ka goditur sërish kundërshtarët e tij politik.

Ai e ka publikuar një fotografi duke prezantuar punën e ekipit të tij të Partisë Socialiste.

Rama e ka ngacmuar opozitën duke thënë se po presin fitoren duke parë filxhanët e dëshirave.

“dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, tha Rama.