Duke replikuar deputetëve të opozitës lidhur me ligjet që lehtësojnë dhe përshpejtojnë ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, respektivisht, ligjit për planifikim urbanistik, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi nga Komisioni për Çështje Evropiane ka pohuar se deputetët e VMRO DPMNE-së po i gënjejnë qytetarët për këto ligje.
Sipas tij, këto ligje janë për të mirën e qytetarëve dhe investimeve strategjike. Ndryshe, në KÇE, ditën e premte ka kaluar ligji për Marrëdhënie pune, kurse sot diskutohet për ligjin e dytë nga pesë ligjet që Qeveria i dorëzoi në Kuvend me flamur Europian. Lista e deputetëve të opozitës që me fjalime të gjata tentojnë ta bllokojnë ligjin është prapë e gjatë. Ndryshe, ligji për marrëdhënie pune që të premten kaloi në KÇE, sot pritet të votohet në seancë plenare./indeks.mk