Zëvendëspresidenti i PE-së sot në Kosovë, pritet nga Kurti


Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland do të vijë sot për vizitë në Kosovë.

Ai do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit takimi do të mbahet në ora 16:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Detaje të tjera nuk janë dhënë.