Daniel Serwer mbështet thirrjen e QUINT-it për respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetueses për Manastirin e Deçanit


Serwer përkrah thirrjen e QUINT-it për respektim të vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.

Shtetet e QUINT-it sot kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët përmes të cilës kanë kërkuar që Kosova të implementojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Manastirit të Deçanit.

Kjo thirrje është bërë me rastin e shtatë vjetorit të vendimit të Kushtetueses për kontestin pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit.

E me këtë thirrje të shteteve të QUINT është pajtuar edhe profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer.

Ai ka shkruar shkurtimisht “PO”, duke treguar se i bashkohet thirrjes së QUINT-it.