Grubi vizitoi objektin e përfunduar të poliklinikës në Saraj

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka inspektuar punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj.

Grubi tha se objekti i poliklinikës së shpejti do ti dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pas përfundimit të projektit të ndërtimit të poliklinikës në Saraj, me asfaltimin e rrugës rreth objektit përfunduan edhe punët shtesë nga aneks kontrata e që nuk ishin paraparë në projektin bazë. Javën para nesh, objekti i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa edhe pajisjet janë të siguruara tashmë”, tha Grubi.

Grubi në këtë inspektim ishte i shoqëruar nga deputeti i zonës, Arben Ziberi dhe koordinatori i caktuar për Saraj, Rafiz Haliti.

https://fb.watch/kEIiKw-FzK/